MENU
klinika

Festivali Anibar

Jubileu 300 filma të animuar

09.07.2019 - 15:49

      Thuajse 300 filma të animuar, me tematikë të pasur artistike, duke u përqendruar më së shumti në dy gjendjet shpirtërore të njeriut, shpresën dhe frikën, do të jenë pjesë e Festivalit Anibar.

Kështu bënë të ditur zyrtarë të Anibar International Animation Festival, i cili fillon më 15 korrik dhe do të zgjasë deri më 21 korrik.

 

 

 

 

 

Drejtori i Festivalit, Vullnet Sanaja, tha se ka qenë shumë e rëndësishme që në këtë edicion të kenë larmi dhe diversitet.

Ai bëri të ditur se në këtë vit jubilar të këtij festivali, do të kenë një përfshirje të aktiviteteve të ndryshme që do të shfaqen në pesë kinematë e qytetit të Pejës.

 

 

 

“Kemi pasur njëmijë aplikime, prej tyre janë përzgjedhur 300 filma. Edhe këtë vit, kemi vazhduar t’i angazhojmë studentët nga Kosova, në mënyrë që të rrisim kritikën e tyre”, – u shpreh ai.

Leonora Aliu, koordinatore për medien, tha se janë përqendruar për një program sa më të pasur, për të gjitha kategoritë.

 

 

 

“Do të kemi 300 filma të animuar, 15 programe speciale, 4 katër sektorë për të rinj, tri masterklasa dhe të ftuarit e veçantë”, – ka thënë Aliu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëria dinjitoze në Kanë

“Furgoni” mes 11 filmave pretendentë


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale