MENU
klinika

Samiti i Sarajevës

Meta: Shpresë për hapjen e negociatave në tetor!

09.07.2019 - 17:47

Presidenti Ilir Meta ka postuar foto nga Samiti Rajonal që po mbahet në Bosnjë.

Meta vlerëson se integrimi i Ballkanit Perëndimor është parësore për BE.

Postimi i Ilir Metës:

“Përparimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin integrues për në Bashkimin Europian?? është thelbësor.

Mbetemi të përkushtuar dhe me shpresë se Këshilli i BE-së do të vendosë në tetor për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë?? dhe me Maqedoninë e Veriut?? fqinje.

I jemi mirënjohës vizionit të Kancelares Angela Merkel??, që u përsërit edhe në Samitin e fundit të Poznanit, se dhënia e mundësisë vendeve të Ballkanit për t’i bashkëngjitur BE-së është në interesin strategjik të bllokut komunitar europian.”, shkruan Kreu i shtetit.