10.07.2019 - 19:43
Samsung kishte planifikuar që këto ditë të sjellë celularët e ri që do arrinin në vlerën e 2 mijë dollarëve, por duket se nuk është ende gati.
Gjiganti korean i teknologjisë po vonon celularët Galaxy deri në “të paktën muajin e ardhshëm”, njofton Wall Street Journal.
Gjithashtu, Samsung ka anuluar eventin e Galaxy Fold që do të mbahej në Kinë me 24 prill. Thuhet se kanë patur disa probleme me ekranin e celularëve, të cilin po përpiqen ta zgjidhin.