185 milionë dollarë për këngëtaren vetëm vitin e kaluar, do të thotë një rritje me plot 131% nga 80 milionëshi i 2018-ës.
Këto janë të dhënat e siguruara nga “Forbes”, e cila publikoi listën e 100 personazheve publike më të paguar të botës, ku kryeson kantautorja bjonde nga Nashville.
Në 2017-ën ajo ishte më e paguara me 170 milionë dollarë, në sajë të fitimeve nga turi botëror “1989”.
Në nëntor të vitit të kaluar, Taylor Swift ndërpreu bashkëpunimin e gjatë me kompaninë e artistëve Big Machine Label Group, për t’iu bashkuar Republic Records, pjesë e Universal Music Group.
Megjithatë, fakti se nuk mundi të fitonte të drejtat e pronësisë mbi tre albume të vetat, shkaktoi një reagim të ashpër nga ana e Taylor Swift-it ndaj Scooter Braun-it, i cili s’ka shumë që ka blerë shtëpinë diskografike me të cilën bashkëpunonte Swift më parë.
Në gusht, pritet publikimi i albumit të saj të ri, “Lover”, i cili siç e ka nisur, pritet të finalizojë një tjetër vit të suksesshëm për këngëtaren.