MENU
klinika

US Open, Tenis

Pas triumfit në USA, Djokoviç: Çmenduri!

10.09.2018 - 23:44

Tenisti serb Novak Djokoviç, ka treguar vështirësitë që ka kaluar, menjëherë pasi ka fituar grand slam US Open në tre sete (6-3, 7-6, 6-3) ndaj Juan Martin Del Potro. Një finale që ka zgjatur tre sete dhe që i ka sjellë “Noles” titullin e tij të 14-të Grand Slam, duke barazuar kështu legjendën Pete Sampras.

“Dua të vazhdoj të bëj histori, duke bërë sa më shumë të mundëm. Ti mund të mësosh shumë nga e shkuara, por unë dua ta fokusoj energjinë në të tashmen,” -ka thënë tenisti.

djokovic
djokovic

“Jeta ime ka marrë një kthesë 180 gradë në vetëm gjashtë muaj, pasi më është dashur shumë kohë që të rigjeja nivelin tim, por sigurisht kam mësuar shumë, gjatë kësaj kohe.”

Sigurisht nuk ka harruar të falënderojë familjen dhe trajnerin e tij, ndërsa për sa i përket tifozerisë ai ka thënë: “Ka qenë si një ndeshje futbolli mes Argjentinës dhe Serbisë, kur fansat e tij thërrisnin Ole-Ole, unë imagjinoja sikur thërrisnin Nole-Nole.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN