MENU
klinika

Vendimi

Pasaportat diplomatike, gjyqtarët padisin qeverinë

11.07.2019 - 14:35

Këshilli i Ministrave është paditur sot nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve.

Shkak për këtë padi është bërë vendimi për anulimin e pasaportave diplomatike të gjyqtarëve.

Sipas kësaj shoqate, vendimi i Këshillit të Ministrave për heqjen e pasaportës së shërbimit cenon statusin e gjyqtarit.

Padia e Shoqatës së Gjyqtarëve është dorëzuar pranë Gjykatës Administrative të Apelit.

Gjyqtarët kërkojnë shfuqizimin e vendimit të qeverisë për pasaportat diplomatike.