MENU
klinika

Deklarata

Qeveria bllokon 350 pasaporta diplomatike/ Cakaj: Kjo është arsyeja

09.04.2019 - 14:07

Përmes një deklarate për mediat, ministri i Jashtëm, Gent Cakaj bëri me dije se do bllokohen mbi 350 pasaporta diplomatike.

Sipas ministrit, këto pasaporta mbahen nga persona të ndryshëm në kundërshtim me ligjin.

Cakaj u bëri thirrje këtyre personave që kanë një pasaportë të tillë ta dorëzojnë atë sa më parë.

“Sot kemi trashëguar një sistem anormal të lëshimit të pasaportës diplomatike. Shqipëria ka dyfishin e pasaportës diplomatike në krahasim me vendet e zhvilluara.

Sot në Shqipëria ka më shumë se 350 persona, që mbajnë pasaporta në kundërshtim me ligjin. I ftoj publikisht të gjithë që të dorëzojnë pasaportën diplomatike dhe në rast se nuk e bejne, ata do të behën të pavlefshme.

Përmirësim i kuadrit ligjor për pasaportat diplomatike është kusht i domosdoshëm. Pasaporta e Shqipërisë duhet të fuqizohet edhe më tej me liberalizimin e vizave me vendet e tjera”, tha ai.