Aventura e Joao Cancelos te Juventusi është e destinuar të përfundojë pas vetëm një sezoni, edhe pse ka nisur grumbullimin nën urdhrat e Sarrit,
Portugezi nuk bën pjesë në projektin e klubit dhe pret të mësojë destinacionin e ri.
Fillimisht ishte Manchester City që tentoi të marrë në Angli mbrojtësin e djathtë, por oferta prej 45 milionë eurosh e anglezëve, ishte shumë larg 60 milionëve të pretenduara nga Juventusi.
Së fundi në garë për shërbimet e Joao Cancelos është hedhur Barcelona, që nuk është bindur nga Semedo dhe kërkon pikërisht ish mbrojtësin e Valencias, për t’i besuar korsinë e djathtë, duke qenë e bindur te shpejtësia dhe teknika e lartë e tij.
Klubi katalan ka kërkuar informacionet e para mbi mundësinë e transferimit të Cancelos dhe ka gjetur gatishmërinë e Juventusit për të negociuar, por ende nuk dihet gatishmëria e spanjollëve për të paguar 60 milionë eurot e kërkuar nga bardhezsinjtë.