MENU
klinika

Zbulimi

Zbulime të reja për pluhurin e hënës

12.07.2019 - 13:23

Një mision robotik ka bërë një përplasje të parashikuar në sipërfaqen e hënës. Para përplasjes së programuar, shkencëtarët mblodhën të dhëna nga mjeti hapësinor i quajtur LADEE, një eksplorues i atmosferës dhe pluhurit të hënës.

LADEE ka përshkuar orbitën e hënës që në tetor. Misioni i saj ishte të studionte pluhurin e atmosferës hënore, që sa më afër afrohej sonda, aq më i dendur dukej, siç thotë Butler Hine me qendrën kërkimore Ames të Nasës. “Rreth hënës ka një perde të vazhdueshme dhe një pjesë e rërës vjen nga përplasja e meteorëve me hënën, një gjë që ndodh shpesh, prandaj burimi i këtij pluhuri është gjithmonë i pranishëm”.

LADEE zbuloi gjurmë argoni, metani, dioksidi karboni dhe substancash të tjera, por zbulimet e sondës përcaktuan se pluhuri nuk do të përbënte problem për misione të ardhshme hënore. Misioni solli disa të reja. Sonda provoi një sistem komunikimi dypalësh, duke përdorur rreze lazer, në vend të valëve radiofonike. Po ashtu projekti i sondës i përngjante një autobusi hapësinor me shumë përdorime. “Është i përshtatshëm për ambjentin në çdo pikë mes orbitës së Tokës, dhe asaj të Marsit. Nëse është e nevojshme mund të projektohet në mënyrë të tillë, që të mund të ulet në hënë”.\

Mes momenteve më të vështira për komandën e misionit në Kaliforni ishte një eklips i hënës në ditët e fundit të LADEE-së, që i la panelet diellore në errësirë. Për katër orë sondës iu desh të mbështetej tek bateritë e saj që të mos ngrinte. “Ne e përgatitëm anijen para eklipsit, duke fikur instrumentat shkencorë për të kursyer energjinë. Ne i programuam ngrohësit që të punonin me interval dhe e lejuam që të fluturonte përmes eklipsit”.

Por LADEE nuk kishte nevojë për më shumë energji. Sonda ishte programuar për vetëshkatërrim në pjesën më të largët të hënës, larg nga vendet historike ku janë ulur astronautët. Ajo vazhdoi të dërgonte të dhëna në ditët e saj të fundit, ndërsa fluturonte vetëm dy kilometra mbi sipërfaqen e hënës, ndërsa shkonte drejt shkatërrimit të planifikuar.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”