622 – Fillimi i kalendarit islamik – dita kur profetit Muhamed ikën nga Meka për në Medinë.
1054 – Tre të dërguar të Papës prishin marrëdhëniet midis Kishave Perëndimore dhe Lindore të krishtere përmes aktit të vendosjes së një dekreti shkishërimi në altarin e kishën së Shën Sofisë në Kostandinopojë gjatë liturgjisë së të shtunës. Historianët shpesh e përshkruajnë këtë ngjarje si fillimin e përçarjes Lindje-Perëndim.
1212 – Beteja e Las Navas de Tolosa, Spanjë: Papa Innocent III u bën thirrje kalorësve evropianë për një kryqëzatë për të mposhtur forcat myslimane të udhëhequra nga Almohad – beteja shënoi kthesën në historinë mesjetare të Spanjës.
1439 – Ndalohet puthja në Angli, si masë për mos përhapjen e murtajës.
1661 – Kartëmonedhat e para në Evropë lëshohen nga banka suedeze Stockholms Banco. Në Evropë, koncepti i kartëmonedhave u paraqit gjatë shekullit të 13-të nga udhëtarët si Marco Polo pas kthimit nga Kina.
1769 – Ati Junipero Serra themelon misionin e parë fetar të Kalifornisë, San Diego de Alcala. Gjatë dekadave në vijim, misioni transformohet në qytet San Diego.
1790 – Distrikti i Kolumbias njihet si vendqëndrimi i përhershëm i qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
1809 – Qyteti La Paz, sot Bolivi, deklaron pavarësinë nga mbretëria spanjolle dhe formon qeverinë e parë të pavarur në Amerikën spanjolle apo Latine, të udhëhequr nga Pedro Domingo Murillo.
1945 – Projekti Manhattan: Epoka Atomike fillon kur Shtetet e Bashkuara shpërthejnë me sukses një armë provë bërthamore me bazë plutonium pranë Alamogordos, New Mexico.
1969 – Programi Apollo: Apollo 11, misioni i parë me njerëz astronautë nga Toka për në Hënë, niset nga Qendra e Hapësirës Kennedy në Kepin Kanaveral, Florida.
Misioni Apollo ishte një sipërmarrje amerikane e kushtueshme, me pjesmarrjen e rreth 400 mijë shkencëtarëve, teknikëve dhe inxhinierëve, dhe një kosto prej 100 miliardë dollarësh.
1981 – Industri Automobilësh; pas 23 vjetësh me emrin e familjarizuar ‘Datsun’, drejtuesit e firmës japoneze vendosën ta ndryshojnë emrin e saj në ‘Nissan’.
1990 – Bashkimi Sovjetik tërheq kundërshtimin e tij për anëtarësim të një Gjermanie të bashkuar në NATO.
1999 – John F. Kennedy, i Riu, pilot i një avioni Piper Saratoga, vdes kur avioni i tij rrëzohet në Oqeanin Atlantik pranë brigjeve të Martha Vineyard. Gruaja e tij Carolyn Bessette-Kennedy dhe kunata Lauren Bessette në bord gjithashtu u vranë. Trupat e tyre pa jetë u gjetën dhe u nxorrën nga thellësia e oqeanit pas 5 ditësh.