MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

Haradinaj: Korrigjimi i kufijve, eksperiment i rrezikshëm

11.09.2018 - 14:05

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, në një konferencë për media u shpreh se loja me kufinjtë e Kosovës është e rrezikshme.

Haradinaj tha se është kundër këtyre eksperimenteve dhe bën thirrje për kujdes në këtë çështje. 

Kryeministri i Kosovës është shprehur optimist edhe përsa i përket dialogut me Serbinë si dhe garantoi mbështetjen e tij ndaj kryenegociatorit të bisedimeve, Fatmir Limajt.

Ai më tej foli përsëri për çështjen e korrigjimit të kufinjve. Sipas tij është rasti i parë që Qeveria e Kosovës ka treguar mbështetje kaq të madhe për Luginën.

Unë nuk do të preferoja të avancoja më shumë në këto rrethana. Është eksperiment i rrezikshëm puna e kufijve. Sa herë janë hap temat e kufijve, nuk është ditur kurrë kur do të mbyllen. Kosova nuk e ka luksin për të folur për këtë, kjo temë nuk dihet kur përfundon dhe kush përfiton nga kjo“, tha Haradinaj.

Gjithashtu Haradinaj i ka kërkuar shqiptarëve të Maqedonisë që ta votojnë referendumin për emrin e Maqedonisë në 30 shtator.

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë

Zotohen për thellim të bashkëpunimit

Kosova dhe M. e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje