MENU
klinika

Vlera prej 15 mln dollarë

Superjahti luksoz del në shitje, kontrollohet me iPad

17.07.2019 - 08:30

Një superjaht luksoz është nxjerrë në shitje për 15 milionë dollarë. “Adastra”, fitoi një seri çmimesh për dizajnin e saj në 2013 dhe mund të kontrollohet me iPad.

Jahti është në pronësi të miliarderit Anto Marden. Dizajni “futuristik” duket si i dalë nga një film i zhanrit ‘Sci-Fi’, me krahë aerodinamikë që e ndihmojnë të lundrojë.

Krijuar nga John Shuttleworth, jahti 43 metra është projektuar për ti ngelur çdokujt në mendje.

Vetëm 20 për qind e tij zhytet në ujë dhe konsumon rreth 14 për qind të sasisë së karburantit.

Adastra, e cila ofron pesë dhoma gjumi, katër banjo dhe një bar në ajër të hapur, mund të kontrollohet nga një iPad deri në 164 metra largësi.

Jahti fitoi tre çmime në ShowBoats Design Awards 2013 dhe u nderua me Most Innovative Design në World Superyacht Awards në të njëjtin vit.

Asnjë çmim nuk është dhënë aktualisht për jahtin. Por në vitin 2013 u vlerësua me 15 milionë dollarë.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”