17.07.2019 - 09:56
Që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, në selinë e Partisë Socialiste po zhvillohet mbledhja e kryesisë.
Mësohet se në këtë mbledhje është vendosur shtyrja e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Mbledhja e Asamblesë Kombëtare është shtyrë për në datën 23 korrik, por ende nuk dihen arsyet.
Një ditë më parë Kryeministri Rama iu kërkoi drejtuesve të 4 qarqeve të Veriut, që të bëjnë kujdes me lëvizjet politike që do të kryhen në administratat e bashkive, deri tani të djathta.
Rama ka ripërsëritur se asnjë grua apo vajzë në bashki nuk do të hiqet nga puna.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Asambleja e PS-së
‘Qetësohen’ ministrat, s’ka ndryshime në qeveri
Nesër mblidhet kryesia
Asambleja cakton grupin e punës për Statutin e ri të PS-së
Delegacioni shkon në Dubai