MENU
klinika

Shuhet Andrea Camilleri

Shkrimtari, skenaristi, regjisori, dramaturg e docent

17.07.2019 - 15:33

     Janë të paktë shkrimtarët e vërtetë, që përveçse të qenurit popullor me librat e tyre, arrijnë që të jenë të dashur si personazhe. Andrea Camilleri, i ndarë nga jeta këtë mëngjes, në moshën 93-vjeçare, ishte një nga ata. Ai guxoi të përdorte forcën e tij  mediatike për të rrëfyer për veten dhe personazhin e tij të dashur komisar Montalbanon, por edhe për të përcjellë për lexuesin e tij, disa nga idetë bazë të demokracisë, barazisë e dinjitetit.

 

 

 

 

Shkrimtar, skenarist, regjisor, dramaturg e docent: Andrea Camilleri ishte pa dyshim, një nga protagonistët e skenës kulturore italiane, nga fundi i viteve ‘900 deri në ditët e sotme.

Pavarësisht konotacionit të fortë siçilian, veprat e tij kapërcyen kufijtë kombëtarë dhe shitën më shumë se 31 milionë kopje në mbarë botën, duke u përkthyer në 120 gjuhë.

Edhe pse në të 90-at humbi shikimin, ai nuk reshti së rrëfyeri. I shkroi librat e tij, falë ndihmës së asistentes besnike Valentina Alfieri, që siç thoshte “është e vetmja që di të shkruajë në gjuhën vigateze edhe pse është nga Abruzzo”.

 

 

 

 

Lindi në 6 shtator të 1925. Në kolegjin e peshkopëve ku e regjistruan, qëndroi pak. E përjashtuan pasi qëllonte kryqet me vezë. Nisi të studiojë në liceun klasik, ndërsa në ’44-ën u regjistrua në fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë së Palermos, mirëpo nuk arriti të diplomohet.
Në ’49-ën u pranua në Akademinë e Arteve dramatike “Silvio d’Amico” dhe këtu hodhi bazat për karrierën e tij si regjisor e autor, qoftë për televizionin (realizoi filma të njohur polices si “Togeri Sheridan” dhe “Komisari Maigret”. Ishte fitues i disa çmimeve letrare italiane më të rëndësishme, si: Premio letterario Chianti(1997), Premio Vittorio de Sica (2003), Premio Letterario Boçaçio (2007), Premio Elsa Morante(2009), Premio Cesare Pavese (2009), Premio Piero Chiara alla Carriera (2010), mban disa çmime honoris causa etj. Andrea Camilleri ishte i pari që mundi të çojë në Itali, kineastin e famshëm Samuel Beckett. Ishte i martuar prej ’57-ës, me Rosetta Dello Siesto dhe kishte tri vajza.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale