MENU
klinika

Ministri serb i frikësuar?

“Ushtria e Kosovës kërcënim për Ballkanin”

18.07.2019 - 10:49

“Formimi i Ushtrisë së Kosovës është kërcënimi më i madh për sigurinë në Ballkan”, kështu është shprehur ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin.

Ai tha se bashkëpunimi i ushtrisë së Serbisë me NATO-n, nën Programin e Partneritetit për Paqe, është një “nivel optimal” i marrëdhënieve reciproke.

Gjatë një takimi me komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Tod Wolters, Vulin tha se kërcënimi më i madh për sigurinë në Ballkan është formimi i ushtrisë së Kosovës dhe “përpjekjet për formimin e Shqipërisë së madhe”, thuhet në komunikatën e Ministrisë serbe të Mbrojtjes, që e transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Për Serbinë, KFOR-i [mision paqeruajtës i NATO-s] është i vetmi formacion i ligjshëm i armatosur në Kosovë dhe popullata serbe e sheh atë si garantuesin e vetëm të sigurisë. Andaj, për Serbinë është shumë shqetësuese kur zvogëlohet kapaciteti ose roli i KFOR-it”, tha Vulin.

Ndërkohë nga ana tjetër komandanti Wolters ka vlerësuar kontributin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Serbisë në operacionet shumëkombëshe, nën mandatin e Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara.