18.07.2019 - 12:44
Gjykata e Vlorës ka konfirmuar kandidatin e Partisë Socialiste, Gjergji Goron në krye të Bashkisë së Himarës.
Gjyqtari Skënder Haluçi ka miratuar mandatin e dytë për Goron.
Duke konfirmuar Goron në krye të kësaj bashkie për 4 vitet e ardhshme, Gjykata ka rrëzuar kërkesat e Partisë Demokratike për parregullsi në procesin e votimit në 30 qershor si dhe nuk ka njohur dekretin e presidentit Ilir Meta.
Kujtojmë se pretendimet e PD kishin të bënin me fletët e votimit, të cilat sipas selisë blu nuk ishin miratuar nga KQZ pasi kishin ardhur nga Sllovenia mëngjesin e 30 qershorit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Problemet me pronat