MENU
klinika

Problemet me pronat

Berat/ 15 familje hedhin në gjyq hipotekën për pronat

30.10.2018 - 14:56

15 familje në fshatin Samaticë kanë hedhur në gjyq ZRPP-në Berat për mbivendosje mbi pronat e tyre. Prej 2-muajsh ata dergjen në dyert e Gjykatës së Beratit në pritje të vendimit për fatin e pronës së tyre. 

Banorët e Njësisë Adminiatrative Kutalli në bashkinë e Urës-Vajgurore, janë mbledhur sot në mjediset e Gjykatës së Beratit, për të kërkuar drejtësi në lidhje me çështjen e pronave të tyre, çështje që ka më shumë se 8-muaj që është për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë në Berat.

Tetë muaj më parë,ndërsa prisnin që të regjistronin pronat e tyre, të përfituara me Ligjin 7501, ata mësuan se kishin të bënin me mbivendosje prone,se prona që ata kishin përfituar në bazë të Ligjit dhe që e kishin në shfrytëzim u përkiste edhe disa bonorëve të qytetit të Vlorës.

Në këto kushte,15 familjeve të Kutallisë nuk u mbetej gjë tjetër veçse të nisnin procesin gjyqësor për këtë shkelje. Me të gjithë dokumentat në duar, ato të përfitimit të tokës,me Ligjin 7501, banorët kanë paditur në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat pronarët pretendentë për këtë tokë dhe Zyrën e ZRPP-së në Berat, për atë që ata e konsiderojnë si shkelje dhe padrejtësi që u është bërë.

Banorët kanë sipërfaqe të ndryshe toke për të cilën janë në proçes gjyqësor dhe shprehen se,toka është jeta e tyre dhe se do të vazhdojnë ta ndjekin çështjen në të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar.

Burime brenda Gjykatës sē Shkallës së Parë në Berat,bëjnë me dije se,çështja që ka të bëjë me pronat e këtyre 15 familjeve është në gjykim prej disa muajsh,gjykata ka përfunduar me pyetjen e palëve dhe verifikimin e dokumentacioneve dhe pritet marrja e vendimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dyfishim i vizitorëve në atraksionet gjatë gjithë vitit

“Travel and Tour World”: Bumi turistik i Përmetit!

Do hetohen shkaqet që sollën situatën problematike

KLSH nis auditim pas përmbytjeve në Vlorë

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Sarandë

Si në filma, 65-vjeçari goditet për vdekje me shishe në fytyrë