Nikolla Pashiqi, politikani serb me origjinë nga vllahët e Tetovës, njihet si personaliteti më i zgjuari dhe më i madh në politikën e Serbisë. Ai ka mbajur poste të larta, përfshirë atë të kryeministrit dhe është i njohur për konceptin e tij, mbi të qenit politikan, si dhe lidhur me një nga personalitetet dhe faktorët vendimtarë politikë të kohës në Shqipëri, për një arsye.
Pashiqi, themeluesi i Partisë Radikale serbe, një herë ishte pyetur se çfarë ishte për të, politika. Ndërsa, përgjigja e tij ishte: “Ti e di, se çfarë është politika! Kjo është sikur, kur duhet ngritur një fije kashte dhe ajo kap tërë Kuvendin Popullor, thuajse është tra. Ndërsa, kur nuk ka tra që të ngrihet, atëherë, e di ti, mbesim unë dhe Laza Paçu (ministri i Financave ) ta kryejnë punën”, – ka thënë ai.
Është edhe një definicion tjetër, që e përmendin shqiptarët, sikur e ka thënë Pashiqi, kur i biri nuk e “dinte” se çfarë është politika. Pashiqi, atëherë, pretendohet t’i ketë thënë: “Politika është kur dikush bëhet gati të ta hedhë, por ti je ai që ia hedh i pari”!
Koha kur ai ishte kryeministër, shënoi luftrat ballkanike dhe copëtimin e tokave shqiptare. Ai ishte në pushtet edhe kur fillon lufta e Parë Botërore. Dhe, falë tij, Serbia gjen mbështetjen e perëndimit për politikat ekspansioniste.
Ndër shqiptarët (pa fakte historike) përmendet se ishte veç një njeri që ia “hodhi” Pashiqit dhe e ai, ishte Ahmet Zogu. Për të, Pashiqi kishte thënë kështu: “Mashtrova botën e në fund, ma qethi mjekrën një çoban i Shqipërisë”!