MENU
klinika

Dossier/Pjesa e dytë

Shqipëria ekonomike në syrin e fakteve të kohës

11.09.2018 - 15:50

Nuk ka faj vetëm qeveria e tanishme, po qeveritë në këtë trazicion të zgjatur 28 vjeçar nuk kanë mundur dot të ngrejnë ekonominë. Pse ndodh kjo situatë?

Për ta analizuar këtë situatë na duhen disa të dhëna, duhet të kthehemi pas në kohë. Në librin ‘’Të drejtat e Shqipërisë Etnike’’, të dhënat japin një pasqyrë të detajuar për gjendjen ekonomike të afro 100 viteve para.

Profesori Karl Patch në veprën e tij ‘’Gjendja ekonomike e kulturore e Shqipnis në kohën e kalueme’’ fq 22-23 mendon se ‘’Shqipnia mund me u bam një vend prodhimtar i përmendum me pak mundim, tue shtuem gjënë e gjallë, tue përmirësuem racën e sajë e tue orrganizuem me u naltësuem n’atë shkallë të naltë të Parvet të sajë e me u bam Helvetija e Gadishullit Ballkan’’.

Nuk fliste kot me entonacionalizëm shpirtëror për Shqipërinë, në statistika Shqipëria numëronte, 55000 kuaj, 10 000 mushka, 45 mijë gomarë, 400 000 gjedhë, 2.000.000 dhen, 1.000.000 dhi, 2. 000.000 shpendë e 15.000 derra.

Nga ana tjetër studiuesin për bujqësinë shprehen: ‘’Tokat e Shqipnisë shkruen A. Baldacci, asht shumë e plleshme e mund të qesi tokat ma ta mirat e Europës, si për tokën e pasun grumbullue nga lumejt, si për tokën e kuqe të maleve, si për koje t’amta qi mbulojnë shtresat deltinore‘’ (A. Baldacci, Il Paese degli Schipetari në Albania I, FQ 14)

Autorët françeskanë dallojnë problemin e Shqipërisë së sotme 100 vjet të shkuara, ai është e thjeshtë dhe nuk ka nevojë për adminsitratë, projekte, planifikime, promovime, por duhet zbatim në terren. E vërteta e thjeshtë fshihet para syve që nuk shikojnë, veshëve që nuk dëgjojnë, nuk ndihet nga ne, nuk ka aromë, shkon në eter.

Sipas tyre duhet teknika dhe zbatimi i projekteve. Sipas tyre ‘’Nga të gjitha këto tabela mund të kuptojmë jo vetëm zhvillimin e randsinë e sotme të blektorisë kombtare, por zhvillimin e randsinë edhe ma të madhe qi ka për të pasun nesër, kur me anën e nji propagandës dhe të njio veprimtarisë ma të madhe të teknikvet t’inë, kanë për t’u zbatuem gjithkund methudat moderne rritjeje, tue filluem nga zgjedhja e typave dhe individëve ma të mirët,, nga rregullimi, shtimi e përmirësimi i ushqimit shtazuer me mbjelljen e përdorimin e bimëve tagjitse(plantes fourrageres) si jonxha e tërfili, nga ndërtimi i grazhdeve (plemëve) të posaçme , të hapta e të dlirta për t’i mbrojtun bagëtitë nga vishtirsitë damprurëse të motit.’’.

Nga Buletini i Institutit Ndërkombëtar të Bujqësisë (Romë 1936) shikojmë se Shqipëria është në vend të parë për pasuri blektorale në krahasim me Anglinë, Bullgarinë, Francën, Greqinë, Gjermaninë, Italinë, Jugosllavinë, Rumaninë, Spanja e Zvicra.

Të dhënat për vitin 1938 tregojnë se misri zinte 2/3 e gjithë sipërfaqes së mbjellë në Shqipëri me drithëra. Kjo kulturë i përshtatej më fort klimës dhe kushteve të atyre viteve. Misri (kallamboqi) zinte 1.553.455 kuintalë, kurse gruri zinte 1/3 e sipërfaqes së misrit, për 38.361 hektarë zinte 450.000 kuintalë. Më pas vijnë kulturat e tjera si tërshhëra, Elbi, thekra, okra, orizi, duhani, pambuku, liri.

Kurse në pasuritë minerare në një tabelë të përmbledhur mund të përmendim:

Lloji i xeheroritSasia/ton
Hekur20.000.000
Rem5.000.000
Krom500.000
Linjit2.000.000
Serë e syft300.000.000
Vajguri12-15.000.000

 

Shqipëria nga 2.884. 347 sipërfaqe në ha, 846.231 ha të hapësirës së saj në blektori e kishte për kullota e bagëti, gjë që dëshmon rëndësinë e blektorisë, si kullotë e livadhe për gjënë e gjallë kishte gjithsej 31% të hapësirës së saj.

DhenDhiShpendëGjedhëBullicaKuaj
Anglia46018223
Bullgaria14672041.63930672.6281
Franca233211.90537469
Greqia1.19737731.645139.98.6352.8
Gjermania52391.44629552
Italia245411.4021690.2722
Jugosllavia595126.811.3892572.4481
Rumanija680213.84923110.04112
Spanja85818195315223
Zvicra45521.34029224
Shqipëria1.5679281.033389.621.4054.2

Deri këtu zhvillimin e provuam më pas me kohën e komunizmit, me stallat me foragjere, hapësirën që i lihej bujqësisë dhe blektorisë, por çuditërisht dhe atëherë mishi më i mirë shkonte eksport dhe populli merrte kostot e radhëve të gjata e mishit të cilësisë së dytë, në majë të malit reformat lëshonin thirrje për të mbjellë misër e patate, më shumë propagandë se zbatime cilësore të ekonomisë agrare.

Vendi i 70 mijë komunistëve në vitin 1949 deri në 115 mijë në 1976. Shumica analfabet funskionalë në ekonomi ku në ndonjë qytet rojet ishin shkolluar në Oksford. Të zgjuarit në burg, budallenjtë në ekonomi e politikë. Detyrimisht teknika nuk mund të zhvillohej.

Kishte nevojë për teknikë bujqësore e blektorale sesa ideologji idilike të etnocentrizmit kulturor. Dhe rezultatet do të kalonin në rënie pak nga pak pavarësisht ndërtimit të bujqësisë me kushte dhe teknikë moderne për kohën.

Nuk ecet vendi me 50 lekë ditë pune të fshatarit nga mëngjesi në darkë në fermë dhe natën duke vjedhur pronën e përbashkët që mbillte ditën nga po këta fshatarë. Sot shembullin e kemi në hilen tjetër, te mishi i presuar dhe të mishit me hormone.

Jo më pak se këtë muaj u bllokuan nga AKU mish në Pogradec në 1.5 ton, Korçë 6 ton e 323 kg mish, 330 kg në Përmet, 78. 1 ton mish në kuadër të kontrolleve të çdo ngarkese me mish të importuar nga Brazili.

Pra Brazili për çudinë tonë dynd mishin e tij të ndenjur e të prishur në Shqipërinë e mbushur me mish dhe vendin e artë për blektori.

Migrimi i popullsisë është një nga faktorët bazë të problematikës ekonomike. Ekspertët botërorë mendojnë se pas rënies së qytetit, ku kishte kështjella si orientim i gjithë veprimtarisë ekonomiko-politike, qyteti metropol urban postindustrial kalon në krizë.

Përqëndrimi i popullsisë drejt kryeqyteteve ku ka më shumë industri shërbimesh sesa prodhimi bujqësor dhe blektoral është në dëm të vetë kryeqytetit, pavarësisht industrisë së tij.

Shpopullimet në masë kanë një kurbë që shkon drejt qyteteve të mëdha, bie numri i popullsisë së fshatit. Në Shqipëri, nga koha e Zogut ku 80% e popullsisë jetonte në fshat, dhe organizimi strukturor i ishte përshtatur më mirë bujqësisë dhe blektorisë, filloi të bjerë vit pas viti pas viteve 1950 me industrializimin dhe urbanizimin e qyteteve shqiptare.

Statistikat e faktojnë këtë. Sipas Bernard Lory tek libri ‘’Europa ballkanike nga 1945 në ditët tona’’ Tirana në vitet 1955 është me 108 000 banorë, 1969 me 152 700 banorë, në 1979 me 189 000 banorë deri në 1989 shkon 225.700 banorë. I njëjti progresion është për Durrësin, Elbasanin, Shkodrën, Vlorën, Korçën. Por të mos të harrojmë se këto janë qytetet më të rëndësishme në Shqipëri me zhvillimin industrial, kulturor, ekonomik e politik.

Të njëjtën tendencë rritjeje nëpër qytete kanë Bulgaria, Rumania, Greqia, Jugosllavia. Gjë që tregon se popullsia zhvendosej drejt qyteteve të rëndësishme dhe kryeqytetit dhe kjo ishte prirje e postmodernitetit në zhvillim, jo e sistemit komunist të instaluar në Ballkan.

Migrimi i popullsisë doli në dukje më tepër pas vitit 1990. Ndrydhja e madhe e fshatarit shqiptar për një lëvizje të lirë u shfry drejt qyteteve dhe kryeqytetit, por nga ana tjetër u zhvillua dukuria e emogracionit. Kjo solli dhe zbërthimin e fshatit.

Fshatari në kushte më të mira rroge dhe prespektive nuk mund të rrinte më në majë të malit apo në fushë. Donte dhe ai qytetërim, prespektivë. Më mirë të merrte 500 euro në vendin fqinj Greqi si bari(çoban) sesa në Shqipëri.

Prishja e strukturës së fshatit solli dhe një rënie të theksuar të prodhimeve bujqësore dhe blektorale. Por kjo më shumë u frenua me ardhjen dhe bombardimin e mallrave të huaja që kishin më shumë eksperiencë në etapat që BERZH proklamon sot e gjithë ditën, si dhe politika mbështetëse nga BE.

Vetë BE, u ngrit në vende e Beneluksit për të favorizuar ekonominë. Europa ia mori dorën, politikat ekonomike suvenciononin fshatarin dhe për qumeshtin që ngelej tepër, dhe kur kishte fatkeqësi, lëvizja e lirë prodhoi konkurencë dhe zhvillim, modernitet për fshatarin.

Por në Shqipëri, çmimet bujqësore dhe blektorale bënin presion siç bëjnë dhe sot mbi prodhimet e fshatarve shqiptare. Mishi i presuar nga Brazili konkuron me mishin e deles dhe të dhisë, kecit.

Tregëtarët e kërkojnë tek fshatarët mishin me këtë kosto, gjë që është e papërballueshme nga fshatarët, shumë fshatarë që mbajnë bagëti në Tepelenë, Përmet, Gjirokastër e gjetkë ankohen se më mirë t’i shesësh sesa të mbash bagëti, qumështi kërkohet me presion me çmimin më të ulët që baxhoxhiu, udhëhiqet nga tregu i qumështit që konkurohet nga qumështi i ardhur nga jashtë me kosto të ulët, apo nga ai i përpunuar nga fabrikat brenda vendit, megjithëse kostot e prodhimit të qumshtit të fshatarit nuk e justifikojnë këtë.

Djathi i cilësive të ndryshme ka presion nga djathi me hile. Po me hile ngrihen të gjitha produktet me hormone ose nga produktet e importit. Duket sikur ne jemi bërë me hile të gjithë duke rrethrrotulluar njeri-tjetrin. Shumë mirë shikojmë që qepa, mollët, e prodhime të tjera kalben ose hidhen në lumë kundrejt mollës së shëndetshme të Maqedonisë, megjithëse pa atë shije, rrushit, deri tek bari. Arrin sa Amerika Latine prodhon ushqim për ne, mishin, si dhe domatet e ngelura që duhen flakur në Greqi, vijnë në tezgat e tregjeve shqiptare.

A e mbron shteti shqiptar këtë, apo ecën akoma me ideologjinë e A. Smith ‘’politika shikon punën e saj, ekonomia të sajën’’?! Për këtë tashmë oferta dhe kërkesa për një ekonomi tregu të lirë është zhdrejtësuar dhe memece, lëngon po nuk ka kush ta mbrojë dhe ta rregullojë. Për këtë duhet shteti.

Nga ana tjetër dukuria e të mbajturit pezull të çmimeve është e zakonshme në hallkën e fundit, në treg. Çmimet nuk pësojnë ulje për një kohë të gjatë, mallrat humbin shumllojshmërinë, çmimet rriten për aq shumë sa rritet klientela.

Dukuria e shtrenjtimit të çmimeve për vit të ri e dëshmon këtë fakt. Për korrikun në treg domatja me 1500-1600 lekë, rrushi me 1300, ulliri me 2500. Arrët me 10 mijë etj. Por këto produkte janë, aq të shumta në Shqipëri, sa duhet të ishin të përgjysmuara në çmime. Gushti ka një ulje të lehtë, domatet e mira shkojnë te 1300 lekë, sa më tepër rrinë ne diell ato shkojnë tek 1000 lekë.

Me të njëjtën logjikë ecin gjithë produktet e tjera. Ato zbukurojnë gjithë ditën tregun por është bukuri që duhet të mos ishte. Tregjet duhet të boshatisen, nga ana tjetër konsumatorët nuk kërkojnë dhe aq sa ofrohet.

Sipas analizave të shumta ekonomike në trazicion shikohet se shqiptarët janë akoma me kulturën e të kursyerit, kurse ekonomia e tregut do kulturën e të konsumuarit, gjë që dëshmon se mentaliteti është vështirë të ndryshojë, bindjet kanë orientim të fotë tek njerëzit që duan të ngrejnë kapitalizmin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dossier/Pjesa e tretë

Shteti anemik me mekanizmat e tij


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!