Fëmijët janë kategoria më e rrezikuar nga aplikacioni FaceApp. Programi që ndryshon moshën me atë të fotografive po kritikohet së tepërmi nga ekspertët për marrjen e të dhënave dhe keq përdorimin e tyre. Nga ana tjetër një senator i SHBA i ka kërkuar FBI që të ndërmarrë një hetim për kompaninë krijuese të programit e cila qendrën e saj e ka në rusi.
Vetë kjo kompani ka thënë se imazhet e shkarkuara në program nuk ruhen më shumë se 48 orë.
Aplikacioni me të cilin përdoruesit mund ta shikojnë veten nën efektet e plakjes ka shkaktuar alarm ndërkombëtar në lidhje me sigurinë e të dhënave personale.
Shqetësimi i ekspertëve për programin lidhet me keqpërdorimin e mundshëm të imazheve të përdoruesve që shkarkohen në aplikacion.
Drejtoresha e agjencisë për mbrojtjen e fëmijëve, Alma Lleshi Tandili thotë se duhet shumë kujdes me lejimin e aksesit të fotografive, të dhënave personale në FaceApp apo aplikacione të ngjashme, pasi rrezikojnë të përfundojnë në duart e pedofilëve.
Kompania që krijoi aplikacionin e ka bazën në Shën Petersburg të Rusisë. VVireless Lab, në një reagim tha se nuk i ruan përgjithmonë fotografitë dhe se nuk mbledh të dhëna dhe se shumica e imazheve fshihen nga serverët e kompanisë brenda 48 orësh nga data e shkarkimit. Senatori Schumer, megjithatë, kërkoi që FBI dhe Komisioni Federal i Tregtisë të hetojnë aplikacionin FaceApp.