MENU
klinika

Risia

Toyota prodhon anijen kozmike eksploruese për Japoninë

18.07.2019 - 18:52

Toyota Motors do të prodhojë një anije kozmike hapësinore për eksplorim në Hënë.

Toyota ka nënshkruar një marrëveshje me Agjencinë Japoneze të Hapësirës (JAXA), kurse agjencia japoneze e lajmeve Kyodo njoftoi se mjeti kozmik eksplorues japonez do të jetë me motor hibrid.

Në përputhje me marrëveshjen, Toyota do të punojë për programin e kërkimit dhe zhvillimit në tre vitet e ardhshme, ndërsa deri në vitin 2024 do të zhvillojë një prototip të mjetit kozmik.

Testimi dhe fillimi i prodhimit serial është planifikuar për vitin 2027 dhe misioni i parë në Hënë është paralajmëruar për vitin 2029.

Mjeti kozmik Toyota do të ketë një presion të rregullt të brendshëm kështu që astronautët nuk do të duhet të veshin rroba ”kozmike”.

Mjeti kozmik do të punojnë me motor me module qelizore të cilat Toyota tashmë i përdor në disa automjete hibride.

Mjeti është plotësisht ekologjik dhe nuk do të lëshojë karbon në atmosferë.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”