MENU
klinika

"Kampet kineze të përqendrimit"

Keqtrajtimi i ujgurëve nga Kina, ‘njolla e shekullit’

18.07.2019 - 20:07

 Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, e quajti trajtimin e Kinës ndaj pakicës muslimane ujguriane “njollën e shekullit” dhe e akuzoi Pekinin për nxitjen e vendeve për të mos marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Shtetet e Bashkuara mbi lirinë fetare.

“Kina është shtëpia e një prej krizave më të këqija të të drejtave të njeriut të kohës sonë; është me të vërtetë njolla e shekullit “, tha Pompeo në ditën e fundit të konferencës ndërkombëtare në Uashington.

Pompeo tha se zyrtarët e qeverisë kineze kishin kërkuar të dekurajonin vendet që të mos merrnin pjesë në veprimtarinë tre-ditore që ai kishte pritur, ku morën pjesë 106 vende.

Vërejtjet e Pompeo erdhën një ditë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump u takua në Shtëpinë e Bardhë me viktimat e persekutimit fetar nga vendet përfshirë Kinën, Turqinë, Korenë e Veriut, Iranin dhe Mianmarin.

Qeveria kineze të enjten kundërshtoi çdo sugjerim se abuzon me të drejtat fetare dhe njerëzore.

“Në Kinë kjo situatë e të ashtuquajturës persekutim fetar nuk ekziston”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Lu Kang në një konferencë për shtyp në Pekin pas ceremonisë së Shtëpisë së Bardhë.

“Ne kërkojmë që Shtetet e Bashkuara të shikojnë drejt politikat fetare të Kinës dhe statusin e lirisë fetare në Kinë dhe të ndalojnë përdorimin e çështjes së fesë për të ndërhyrë në çështjet e vendeve të tjera”.

Zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence, i cili si Pompeo ka qenë një kritik i fortë i Kinës, tha në të njëjtën conference se bisedimet e vazhdueshme tregtare amerikane me Kinën nuk do të ndikojnë në angazhimin ndaj lirisë së fesë.

Marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë tashmë të tensionuara si rezultat i luftës së tyre tregtare, në të cilën Trump ka akuzuar Kinën për praktikat tregtare të padrejta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN