MENU
klinika

"Aksion i padëgjuar"

Basha shpall ‘luftë’: Do hetohen zyrtarë dhe ish-ministra

19.07.2019 - 11:40

Përmes një deklarate nga selia blu, kryedemokrati Basha reagoi në lidhje me miratimin e koncesionit Milot-Balldren ditën e djeshme në Kuvend.

Sipas Bashës dje u miratua grabitja më e madhe në histori. Ndër të tjera Basha me tone të ashpra bëri më dije edhe atë që sipas tij do të bëjë PD që ditën e parë që do të vijë në pushtet.

Kreu i PD, u shpreh se do të ndërmerret një akion i ‘paparë dhe i padëgjuar’ më parë siç e quajti ai.

Që ditën e parë të qeverisjes së PD ne do të ndërmarrim një operacion të gjerë të padëgjuar ndonjëherë, me shtrirje nga Shqipëria në vendet e tjera për hetimin dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë.

Hetimi dhe ndëshkimi i gjithë veprimtarisë kriminale të qeverisë, priopriteti ynë do të jetë hetimi. Cdo kontratë koncesionare, cdo kontratë shtetërore dio të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale.

Cdo kompani private apo publike, cdo person privat dhe publik që është përfshirë në miratimin e këtyre kontratave nga juristët më të thjeshtë tek kryeministri do të hetohen.

Hetimi ynë do të përqendrohet tek zbulimi i destiancionit të parave të marra nga buxheti.

Dao të hetojmë paratë e të gjithë atyre që jasnë përfshirë ata që janë përfsirë në këtë këto koncesione. Hetimi do të jetë për zyrtarë dhe ish zyrtarë, ata ish ministra që mbushën xhepat.

PD ka marrë dhe ka ekspertizë të huaj në kotratë të plotë konsulente për hartimin e një program i të posacëm për hetimine pasurive të vjedhura të shqiptarëve“, tha Basha ndër të tjera.