MENU
klinika

Reagimi

Gjykata Speciale ftesë Krasniqit/ Veseli: Do dalin më të fortë!

20.07.2019 - 16:14

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ftesa që iu ka shkuar ish-komandantëve dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së është një sfidë e madhe e popullit të Kosovës.

Veseli shprehet se këto ftesa janë një goditje për UÇK-në.

Ai shton se është i bindur se të ftuarit nga Gjykata Speciale do të dalin më të fortë pas kësaj sfide.

Postimi i Kadri Veselit:

Lufta e popullit shqiptar për të jetuar i lirë dhe i pavarur me dinjitet e krenari kombëtare në trojet e veta shekullore të Kosovës, është një ndër kapitujt më të ndritur të historisë sonë bashkohore dhe askush nuk do mund ta njollosi dot.

Me keqardhje pranova sot lajmin e thirrjes nga gjykata speciale të ish-Zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Jakup Krasniqi menjëherë pasi janë thirrur tashmë ish- shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ish- komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj dhe ish- anëtari i Shtabit të UÇK-së, Sokol Bashota.

Kjo është një goditje për bashkëluftëtarët e mi, për UÇK-në dhe luftën tonë, por unë jam i sigurtë që do e kapërcejmë me kurajo dhe nder këtë sfidë së bashku dhe do dalim prej saj më të fortë se më parë. Unë jam i bindur se ata do të kthehen përsëri të pafajshëm e kryelartë sepse e drejta ka qenë dhe mbetet në anën tonë dhe ne kemi qenë në anën e duhur të historisë.