MENU
klinika

"Për mua është gjithë jeta ime"

Gjykata vendos për Tahirin, nervozohet ish-ministri

22.07.2019 - 12:49

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish-ministrin Saimir Tahiri.

Ish-ministri është nervozuar gjatë seancës, teksa prokurorët kanë kërkuar 2 javë kohë për pretencën.

Nëse për ju është procedurë, për mua është gjithë jeta ime“, është shprehur Tahiri.

Edhe për sot, seanca në ngarkim të tij është shtyrë, ndërsa e radhës është caktuar në 10 shtator, ora 9 e mëngjesit.

Në një prononcim të shkurtër për mediat Tahiri u shpreh se gjyqi i tij po zvarritej duke u shtyrë për herë të katërt, duke kaluar kështu çdo limit.