Aktualisht në Windows 10 është e mundur që përditësimet madhore të shtyhen me 35 ditë, por kjo vetëm sa vonon atë që nuk shmanget dot.
400 milionë përdorues të Windows 10 do të detyrohen nga Microsoft të bëjnë atë që më së paku e dëshirojnë
Windows 10 nuk po gjen një mënyrë për të dalë nga telashet që kanë përfshirë. Në javët e fundit Microsoft ka lëshuar paralajmërime të shumta për procesin e përditësimeve në Windows 10.
Tashmë kompania paralajmëroi qindra miliona përdorues për një “problem” në kompjuterët Windows 10.
Konfirmuar nga Microsoft, kompania ka filluar të shtyjë versionin 1903 tek përdoruesit e 1803 të cilët janë përpjekur ta shmangin. Sa do të jetë numri i të prekurve?
Bazuar në shifrat zyrtare të Microsoft, potencialisht afër 400 milionë kompjuterë.
A duhet të jeni të shqetësuar? Microsoft ka publikuar informacione më të detajuara rreth asaj që pritet të ndodhë duke thënë se Windows 10 1803 nuk do të suportohet më nga data 12 Nëntor prandaj kompania ka nisur procesin e përditësimit për versionet Home dhe Pro.
Duke pasur në konsideratë problemet me të cilat është ballafaquar Windows 10 1903, përdoruesit do të kishin dëshiruar të qëndronin sa më gjetë tek versioni i vjetër përpara se të detyrohen me forcë të kalojnë tek versioni i ri.
Aktualisht në Windows 10 është e mundur që përditësimet madhore të shtyhen me 35 ditë, por kjo vetëm sa vonon atë që nuk shmanget dot.
Microsoft mbrohet duke thënë se kompania sigurohet që pajisjet të jenë të suportuara dhe siguruara me përditësime mujore. Nga ana tjetër kompania nuk po arrin dot të prodhojë përditësime të besueshme dhe qëndrueshme