11.09.2018 - 18:20
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka parashikuar se ditët në vazhdim, do të kemi rritje të temperaturave.
Sipas këtij parashikimi, ditët në vazhdim, vendi jonë nuk do të preket nga reshjet e shiut si dhe temperaturat minimale dhe maksimale pritet të arrijnë nga 10°C në 32°C.
Era do të fryjë me një shpejtësi mesatare, ndërsa në bregdet disi më e fortë gjatë mesditës.
Për të gjithë ata të cilët janë ende me pushime, moti do të favorizojë ende disa ditë.