Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka dalë me një mesazh pak para nisjes për në Hagë.
Haradinaj ka përsëritur se taksa ndaj Serbisë do të qëndrojë derisa të njihet Kosova.
Mesazhi i Haradinajt:
Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën!
Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje.
Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë!
RH