MENU
klinika

Foto

Vijojnë tensionet, policia rrethon Teatrin Kombëtar dhe Bashën

24.07.2019 - 10:33

Protestës së artistëve të në mbrojtje të Teatrit Kombëtar i është bashkuar edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Sapo ka mbërritur në derën e Teatrit Basha është rrethuar nga forcat e rendit, duke e shkëputur nga pjesa tjetër e protestuesve.

Ajo që ka rënë në sy ka qenë fakti se policia s’ka lejuar që personat e tjerë të afrohen pranë kreut të opozitës.

Gjatë prononcimit të tij Basha tha se:Betejën po e bëjnë artistët dhe aleanca për Teatrin, ne jemi në mbështetje të tyre dhe do të jemi në mbështetje me të gjitha format dhe mjetet. Çdo përpjekje për të hapur gropën e teatrit të kthehet në gropën e Ramës.

Opozita ka qenë dhe do të jetë këtu siç po e shikoni, çështja është që para çdo shqiptari po duket qartë se nuk kemi qeveri por një bandë dhe duhet të kuptojnë se kjo që po ndodh këtu mund të ndodhë në çdo shtëpi”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Elma Doresi: Mos punoni, do t'ju zërë Epidemia!

Teatri Kombëtar, spastrime si në kohën e komunizmit