MENU
klinika

"Shumë turp"

Përplasja fizike polici-artistë, reagon ashpër Meta

24.07.2019 - 10:44

Rrethimin e godinës së Teatrit Kombëtar nga forcat e policisë dhe përplasjen fizike me artistët, presidenti Meta e ka cilësuar të turpshme.

Përmes një reagimi, Meta e ka cilësuar këtë skenë si një ngjarje të turpshme dh etë shëmtuar, si edhe i bën thirrje policisë që të respektojë artistët dhe të mos ushtrojë dhunë fizike ndaj tyre.

Për Presidentin, as sampistët e Ramiz Alizës nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor të ’90.

“Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare.

As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90!

Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!”, thekson Presidenti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Elma Doresi: Mos punoni, do t'ju zërë Epidemia!

Teatri Kombëtar, spastrime si në kohën e komunizmit