MENU
klinika

Ja ç'po ndodh

Protestuesit çajnë kordonin policor, hyjnë brenda Teatrit Kombëtar

24.07.2019 - 11:10

Pas disa orësh tensione dhe përplasje, protestuesit te Teatri Kombëtar kanë mundur të çajnë kordonin e policisë dhe të hyjnë brenda në godinë.

Bashkë me protestuesit brenda godinës është edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Basha gjithashtu shoqërohet nga disa ish-deputetë të Partisë Demokratike.

Kryedemokrati Basha ka postuar në faqen e tij në Facebook, disa foto të protestuesve që ndodhen aktualisht brenda Teatrit Kombëtar.

Postimi i plotë i Bashës:

Brenda Teatrit Kombetar ku Banda e Edi Ramës kishte nisur cmontimin. Aleanca per Teatrin dhe qytetaret i larguan dhe u futen brenda. Krenar per forcen e qytetareve te bashkuar!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Elma Doresi: Mos punoni, do t'ju zërë Epidemia!

Teatri Kombëtar, spastrime si në kohën e komunizmit