MENU
klinika

Policia heton ngjarjen

Qëllohet me armë në rrugë, vritet i riu shqiptar në SHBA

11.09.2018 - 20:53

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e 7 shtatorit në New York, por identifikimi i viktimës  është bërë publik sot nga mediat vendase.

Mësohet se viktima është Grei Frashëri 23 vjeç, i cili u qëllua për vdekje me armë nga persona ende të paidentifikuar në Bay Ridge në Brooklyn, shkruan nydailynews.com.

Policia gjeti në vendngjarje disa gëzhoja, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi me tre makina pasi kanë kryer vrasjen në rrugë . Nuk dihen ende autorët që kanë kryer vrasjen si dhe shkaqet.

Disa të afërm të 23-vjecarit  shqiptar kanë reaguar në Facebook, ku shprehen të hidhëruar për vdekjen e njeriut të tyre.

“Ai ishte pikë mbështetjeje për miqtë e tij, me një buzëqeshje ngjitëse dhe gjithmonë kujdesej për të tjerët. Dua që kjo dhimbja dhe ky trishtim i paduruar të mos i bjerë askujt”, shkruan kushëriri i tij, Rifat Sokoli.

Ai u bën thirrje të gjithëve atyre që kanë informacion për vrasjen e Greit t’ua tregojnë autoriteteve. Ndërkohë në një faqe dedikuar viktimës, hopeforgrei.com, një i afërm tjetër shkroi se familja ka vendosur që ta falë autorin që kreu ekzekutimin.

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë

Komisionin Rregullator s’e bind drafti “Celibashi”

Rregullat e votës së diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…

Një shaka e neveritshme mund t’i kushtojë shtrenjtë Trumpit

“Surpriza e tetorit” mund të përmbysë zgjedhjet në SHBA