MENU
klinika

Dyma: Çfarë është historia?

Një gozhdë, ku var romanet e mia

24.07.2019 - 15:41

     Dita e sotme përkon me ditëlindjen e shkrimtarit dhe dramaturgut francez Aleksandër Dyma, mjeshtër i romanit historik dhe teatrit romantik. Më 24 korrik 1802, në Villers-Cotterêts, në Valois, në verilindje të Parisit, lindi një djalë buçko me flokë kaçurrela. Nëna e tij, e bija e hanxhiut të zonës, babai një gjeneral trim i Revolucionit, gjysmë i pensionuar për shkak të një mosmarrëveshjeje me Napolon Bonapartin.

I quajtur, Aleksandër, si i ati, romancieri i ardhshëm përfton nga fëmijëria e tij, në hanin e familjes dhe në pyjet e Villers-Cotterets, pasionin për gjueti dhe pasionin për gatimin, pasione të cilat do ta shoqërojnë gjithë jetën.

 

 

 

 

Një forcë e vërtetë natyre, Aleksandër Dyma ka shënuar Historinë, si dhe historinë e letërsisë, siç ka dashur gjithmonë. Përkundër asaj çfarë shprehet për veten në “Kujtime”, njëfarë misteri flladit gjithnjë figurën e shkrimtarit më popullor dhe më gjigantin e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Shpesh thuhet se krijimtaria e Dymas nuk ka moshë. Pas një përhumbje të pashmangshme përmes trilogjisë së “Tre muskëtierët”, një kontribut të veçantë japin edhe pjesët teatrale, si “Henri III”, “Kean” etj. Teatri i Dymas është spektakolar: është një skenë e vërtetë e karaktereve apo e të vërtetave historike, që kontribuon në përkufizimin e dramës romantike si një zhanër me të drejta të plota.

Njëlloj si krijimtaria letrare, vepra teatrore e Dymas godet së pari nga shtrirja dhe larmishëria e saj Më shumë se njëqind pjesë, shpesh të shkruara në bashkëpunim, të cilat që në të 20-at deri në vdekjen e tij në vitin 1870: drama romantike, tragjedi historike, komedi të sjelljeve bashkëkohore, pjesë shoqërore dhe politike.

Ndër librat e shumtë nxjerr nga pena e një prej mjeshtërve të fjalës citojmë: “Tre muskëtjerët”, “Konti i Monte-Kristos”, “Zonja me kamelie”, “Sfinksi i kuq”, “Tulipani i zi”, etj. Dyma ka lënë qindra vepra, por atë që ai e cilësonte si majën më të lartë të krijimtarisë së vet ishte vepra “Fjalori i madh i artit të gatimit”.

 

 

 

 

 

Në sytë e botës Hygo dhe Dyma janë dy mishërimet e përsosura të gjithë botës së shkrimtarëve francezë. Hygo – poeti vizionar, shkrimtari i përkushtuar; Dyna – tregimtari i frymëzuar, romancieri dhe i papërtuari.

Dyma është i palodhshëm, ai është lëvizja. Aktor dhe regjisor. Kapërcen me galop shekullin, arrin të krijojë D’Artanjanin, burgos Danten, trondit Sharlin X, i çjerr maskën Lui-Filipit, qesëndis gjithashtu edhe Napolonin e Vogël. Frenon vetëm para grave: shkon e përulet përpara Mbretëreshës Margot etj. Puna dhe jeta e tij ngatërrohen. Me penën e tij, shpon; me sytë si safir, magjeps. Kush i reziston këtij joshësi? “Çfarë imagjinate! Duket se përfaqëson vitalitetin universal”, – shprehet Sharl Bodleri. Shkrimtari punon me një lehtësi çoroditëse, duke kultivuar artin e mbajtjes pezull të lexuesit. “Argëtim, interesim, këto janë rregullat e mia të vetme”, – shprehet. Një ditë, i biri e gjen mes lotëve: “Portosi vdiq,  isha i detyruar ta sakrifikoja”, – i thotë mes ngashërimeve. Autori më prolifik i shekullit të nëntëmbëdhjetë, me gati 300 vepra, nganjëherë i rastiste ta shkruante një histori brenda një pasditeje./Konica.al

 

Disa aforizma:

 

Kurrë mos i besoni një armiku që iu bën dhurata.

 

Mendjemadhësia, pothuajse gjithmonë, ka edhe një shoqe akoma më të keqe që e shoqëron, smira.

 

Dashuria mes të gjitha pasioneve është më egoistja.

 

Sado i mençur të jetë njeriu, kur flet shumë, në fund nuk lë pa e thënë ndonjë budallallëk.

 

Kur bëhet fjalë për pazare, nuk kemi miq, por ortakë. 

 

Kam në zemër tri ndjenja, me të cilat nuk mërzitem kurrë: trishtimin, dashurinë dhe mirënjohjen.

 

Urrejtja është e verbër, zemërimi i shurdhër, kurse ai që përçmon hakmarrjen rrezikon të pijë një pije të hidhur.

 

Të gjithë për një, një për të gjithë.

 

Çdo e keqe ka dy ilaçe: kohën dhe heshtjen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dumas: Si e njoha Ali Pashën

“Shqiptarët kanë ligj shpagimin”


“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët