306 – Konstandini shpallet perandor nga legjionet e tij – praktikë e zakonëshme e shpalljes së perandorëve të Romës ku legjionet gjithashtu rrëzonin perandorë; 9 vjet më vonë, më 315, Harku i Konstandinit përfundon pranë Koloseut për të përkujtuar fitoren e tij në betejën e Urës Milvian më 312, betejë e cila i hapi udhën shtrirjes së krishtërimit në Evropë; Në vitin 1261, qyteti i Konstandinit (Konstandinopojë) rimerret nga forcat e perandorisë Nikean nën komandën e Aleks Strategut – kjo ditë shënon edhe ri-krijimin apo ribashkimin e Perandorisë Bizantine, e cila ishte shpërbërë nga kryqtarët e Papës së Romës në fillim të viteve 1200 duke krijuar Despotatin e Epirit dhe perandoritë Nikea, dhe Trebizond.
1456 – Beteja e Molinellas, Itali: Historianët nuk pajtohen se kush fitoi betejën, por është e sigurt se Firences iu desh të braktisë planet për të pushtuar Milanon. Beteja shihet historikisht e rëndësishme sepse për herë të parë artileri dhe armë të zjarrit u përdorën intensivisht në një luftë.
1593 – Henry IV i Francës konvertohet publikisht nga protestantizmi në katolicizëm. Henri ishte monarku i parë francez i Shtëpisë së Bourbonëve. Konsideruar si uzurpator nga katolikët dhe tradhtar nga protestantët, Henry urrehej nga popullata dhe i shpëtoi të paktën 12 tentativave për vrasje.
1609 – Anija angleze Sea Venture gjatë rrugës për në Virxhinia të Amerikës, ndeshet me stuhi të fuqishme, dhe detyrohet të ndalet në një ishull për të shpëtuar nga mbytja – udhëtarët mbetën në ishull, duke formuar një koloni të re, Bermudën.
1788 – Wolfgang Amadeus Mozart përfundon Simfoninë e tij numër 40 në G minor – por nuk arriti ta dëgjojë të interpretuar. Sipas disa biografëve Mozart i shkroi simfonitë 39, 40 dhe 41 për t’u interpretuar pas vdekjes, ose si “apel për përjetësi”.
1792 – Kanada – Manifesti i Hakmarrjes; banorët në Brunswick paralajmërojnë banorët e Parisit se do të hakmerren nëse Familja mbretërore franceze pëson gjë.
1861 – Lufta Civile Amerikane: Kongresi i Shteteve të Bashkuara miraton Rezolutën Crittenden-Johnson, duke deklaruar se lufta po zhvillohej për të ruajtur Bashkimin dhe jo për t’i dhënë fund skllavërisë.
1940 – Lufta e Dytë Botërore: General zviceran Henri Guisan urdhëron ushtrinë për t’i rezistuar pushtimit gjerman – ai shpalli se çdo dorëzim është i paligjshëm. Më 1942, Manifesti Norvegjez bën thirrje për rezistencë paqësore ndaj nazistëve. Më 1943, Benito Mussolini shkarkohet nga detyra si kreu i Këshilli të Lartë italian dhe zevendësohet nga Pietro Badoglio. Më 1944 – një nga ditët më të përgjakshme për ushtrinë kanadeze – 1000 robër e të plagosur, dhe 500 të vrarë.
1946 – Operacioni Udhëkryq: Bomba e parë provë atomike amerikane shpërthen nënujë pranë ishullit Bikini, në Paqësor.
1956 – Fëmija i parë në epruvetë (test-tube) në botë, Louise Joy Brown, lindi në Lancashire, Angli.
1961 – Në një fjalim presidenti amerikan John F. Kennedy thekson se çdo sulm ndaj Berlinit është sulm ndaj NATO-s.
1969 – Fillimi i “vietnamizimit” të luftës; Presidenti amerikan Richard Nixon shpall doktrinën e tij, duke deklaruar, se Shtetet e Bashkuara presin që aleatët aziatikë të kujdesen vetë për mbrojtjen e tyre.
1984 – Kozmonautja sovjetike Svetlana Savitskaya bëhet gruaja e parë që ecën në hapësirë.
2010 – WikiLeaks publikon dokumente sekrete mbi luftën në Afganistan – një nga nxjerrjet më të mëdha të informatave në historinë ushtarake të SHBA-së.