MENU
klinika

"Provokim për dhunë"

Tension para Gjykatës, banorët e Astirit përplasen me policinë

25.07.2019 - 12:10

Përpara Gjykatës së Tiranës janë shënuar tensione dhe përplasje të shumta gjatë ditës së sotme.

Kujtojmë që në Gjykatë sot pritet të jepet masa e sigurisë për dy persona e ndaluar për protestën e pak ditëve më parë.

Mësohet se policia ka arritur të bëjë shoqërimin e tre personave të tjerë që sipas saj ishin të kërkuar.

Në gjyq sot janë babë e bir të ndaluar dy ditë më parë nga policia.

Situata ka shkuar deri në dhunë. Para gjykatës ndodhej edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu.

“Këta duan dhunë, gjak, mos u provokoni. Ne duam vetëm drejtësi dhe jo dhunë”, u shprej Kadilli.