MENU
klinika

"Brenda muajit tetor..."

“Administrata me probleme”/ Rama mbledh drejtuesit e Veriut, zbardhen porositë

26.07.2019 - 10:00

Detaje të reja kanë dalë nga takimi i sotëm i kreut të qeverisë Edi Rama me drejtuesit socialistë të qarqeve të veriut të vendit.

Mësohet se në mbledhje është thënë që konstituimi i keshillave bashkiake dhe kryebashkiakëve do të bëhet deri me 15 gusht.

Gjithashtu mësohet se Rama ka dhënë porosi të prerë që të bëhet vlerësimi i punonjësve në çdo bashki dhe analizë e strukturave dhe shërbimeve në institucionet lokale.

Mësohet se ai ka kërkuar që të evidentohet kontributi i drejtuesve te institucioneve ne raport me Partine Socialiste.

Administrata në territor ka probleme. Në muajin shtator dhe tetor do të bëhet vlerësimi i gjithë drejtorëve dhe pastrimi i atyre që nuk kapnin ritmin”- mësohet të ketë thënë Rama.