Fantazisti turko-gjerman i Arsenalit, Mesut Ozil e ka parë veten ngushtë ditën e sotme në Londër, teksa është sulmuar nga disa persona të armatosur me thika.
Ozil ishte në makinën e tij, bashkë me shokun e skuadrës, Sead Kolasinac, në momentin që keqbërësit u afruan me mortor dhe nisën të kërcënojnë me thika.
Mesut Ozil’s car got jumped, Kolasinac jumped out and backed the beef. #YaGunnersYa pic.twitter.com/CxsJeiCvxw
— James (@smhjaames) 25 July 2019
Ishte pikërisht boshnjaku që zgjodhi të përballet me keqbërësit, duke dalë nga makina dhe sulmuar ata derisa u larguan, ndonëse si armë kishte vetëm grushtet e tij.
Ai ka shpëtuar turko-gjermaani nga disa agresorë që me shumë mundësi donin t’i vidhnin makinën.
Nga ana tjetër, Ozil nxitoi të fshihej në një restorant turk që ndodhej aty pranë, deri në momentin që në vendngjarje erdhi policia.