MENU
klinika

Kuqezinjtë më aktivë se kurrë në merkato

E bujshme/ ‘Diamanti’ i Ligue 1 pranë Milanit!

25.07.2019 - 17:21

Claudia Garcia, gazetare portugeze, ka publikuar në adresën e saj në rrjetet sociale një bombë merkatoje…

“Rafael Leao është një hap larg Milanit, ndërsa sulmuesi Pepe po trajton detajet e fundit me Arsenalin. Leao do të mbërrijë te kuqezinjtë në bashkëpunim mes Milan dhe Lille, duke qenë se pikërisht pronarët e Elliot kanë edhe kuota te klubi francez”.

Por, kush është Rafael Leao? i kërkuar edhe nga Interi, Napoli dhe skuadra të tjera, i datëlindjes 1999, Lille ia mori Sporting Lisbonës teksa i skadonte kontrata, pra me parametra zero dhe tani vlera e tij është rritur dukshëm pas sezonit të shkëlqyer të zhvilluar vjet në Ligue 1.

Sulmues i shpejtë qendre ose krahu, Leoao është vetëm 20 vjeç dhe në xhiron e Portugalisë U-21.