Palma rozë, ëmbëlsira gjigante “macaron” dhe pishina me perla: me një interier me ngjyra të ndezura, “muzeu i ri i fotografive selfie” në Budapest, është konceptuar për të joshur “gjeneratën e Instagramit”, të etur për të marrë vëmendjen e duhur në rrjetet sociale.
I vizituar nga rreth 30 mijë turistë që nga momenti i hapjes, në muajin dhjetor, ky atraksion që prezantohet si i pari i këtij lloji në Evropë, renditet tashmë në mesin e zonave më të famshme të kryeqytetit hungarez.
I frymëzuar nga suksesi i një godine të ngjashme në SHBA, krijuesit pohojnë se kishin si target-grup të rinjtë, gjeneratën e re që janë në kërkim të dekoreve origjinale për fotot e tyre të profilit në rrjetet sociale.
“Ne kemi luajtur me format, ngjyrat dhe u përpoqëm të shkojnë përtej të zakonshmes, në mënyrë që t’i linim dorë të lirë imagjinatës së vizitorëve”, shpjegon Lilla Gangel, i cili e ka konceptuar ambientin, së bashku me Balazs Koltai.