MENU
klinika

Kadare në sytë e studiueses së re

Kokobobo: “Pallati i ëndrrave” krenari shqiptare

29.07.2019 - 18:03

      Studiuese dhe përkthyese, Ani Kokobobo rikthehet pas një dekade, në Shqipëri. Si e ftuar e Qendrës së Studimeve të Letërsisë Shqipe “Kadare” dhe Institutit “Pashko”, ajo rrëfen për studiuesit, shkrimtarët e përkthyesit shqiptarë, kontaktin e parë për të me letërsinë ruse, krahas punës si përkthyese e eseve të Ismail Kadaresë.

“I kam lexuar veprat e Kadaresë, në Amerikë, në gjuhën shqipe, sepse kanë qenë pjesë e studimeve të mia në universitet. Përkthimi i parë që kam bërë, ka qenë “Ikja e Shtërgut” për Lasgush Poradecin edhe për fundin e tij, për këtë kam komunikuar me agjentët e Kadaresë”, – ka treguar, Kokobobo.

 

 

 

 

Përkthyesja ndalet edhe në studimin mbi veprat e Kadaresë, duke e parë se cilat janë dimensionet e figurave botërore, që shkrimtari shqiptar ka përdorur në veprat e tij. Sipas saj, “Dantja i pashmangshëm” “Eskili, ky humbës i madh” dhe “Hamleti, princ i vështirë” kanë qenë veprat me të cilat, letërsia e tij tejkaloi kufijtë.

“Jam larguar në moshën 14-vjeçare nga Shqipëria, por pavarësisht kësaj, mund të them se gjuha e tij është shumë e pasur”, – thekson ndër të tjera, studiuesja Kokobobo.

Teksa e vlerëson penën e Kadaresë për gjuhën e pasur, ajo e thekson se është krenari, që “Pallati i ëndrrave” është e një shkrimtari shqiptar.

 

 

 

 

 

“Për mua, libri i preferuar është “Pallati i ëndrrave”. Ai libër ka vlerë për të gjithë botën, për të gjitha fenomenet botërore, por shihja sesi vendimet për zhdukjen e një njeriu mund të merreshin, si në ëndërr, kjo më kthen mua, në Shqipërinë komuniste”, – thotë përkthyesja.

Ndonëse, vepra e Kadaresë, për të është shumë e ndërlikuar, është një vepër arti e vërtetë. Prandaj, takimi i studiueses me origjinë shqiptare, me shkrimtarin Ismail Kadare në Tiranë, ku diskutoi për literaturën botërore edhe veprat e tij, ishte një emocion i madh.

 

 

 

 

 

 

“Ishte shumë interesante që të diskutoja me të, për literaturën edhe nga kjo pikëpamje, ishte nder shumë i veçantë, që unë të ulesha dhe të diskutoja me një nga autorët më të mëdhenj të literaturës botërore”, – shprehet ajo.

Ani Kokobobo u largua nga Shqipëria, në moshën 14-vjeçare. Ndërkohë, pas studimeve të larta punon si pedagoge e gjuhëve sllave edhe letërsisë ruse, në Universitetin e Kansasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale