Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë, duke futur në panik shtetin fqinjë.
Mësohet se tërmeti i fuqishëm i shkallës 5.3 Rihter ka ndodhur rreth orës 7:39 të mëngjesit të sotëm në Kretë.
Epiqendra e tërmetit është 31 km në juglindje të Heraklion dhe thellësia është 170 km.
Sipas guvernatorit rajonal të ishullit Stavros Arnooutakis nuk është regjistruar asnjë dëm.
“Kam folur edhe me kryetarin e Komunës së Anogjisë dhe nuk ka dëmtime.
Më shumë u ndje në Heraklion. Ishte termet i shkurtër, 5-6 sekonda.
Kam bërë një seri thirrjesh telefonike. Nuk ka asnjë shqetësim apo dëmtim”, tha Stavros Arnaoutakis.
Ndërkohë që profesori i Gjeologjisë dhe Presidenti i OASP, Efthymi Lekkas ka thënë se “duam kohë për të vlerësuar situatën”.