MENU
klinika

"Ngrihuni se do na..."

Ish-anëtari demokrat “shuplakë” PD, sulmon Bashën

01.08.2019 - 10:04

Përmes një postimi në Facebook, ish-anëtari i Këshillit të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë demokratët.

Kulluri sulmon Bashën dhe i thotë demokratëve të mos heshtin, por të veprojnë.

Sipas tij, Basha e ka futur PD-në në një krizë të thellë dhe nuk është i aftë ta zgjidhë, ndaj dhe bën thirrje që demokratët të mos përdoren dhe gënjehen pasi do të humbin si këto 6 vite.

I dashur demokrat! Mos prit ta zgjidhe krizen e thelle te PD dhe Shqiperise as Basha qe e ka shkaktuar, as ne qe jemi kritike ndaj tij e as te huajt!

Bej tenden! Fol, vepro dhe gjej nje zgjidhje! Ti ke aksionet e tua ne ate parti. Vite sakrifice, suksese, humbje dhe fitore! Opozite dhe qeverisje! Ke qene pakice dhe shumice!

Nga seksioni yt deri ne kryesi duhet te besh politike. Dhe politike nuk eshte te heshtesh e te bindesh. Eshte te flasesh, te miratosh por mbi te gjitha te kundershtish atehere kur parimet e tua shkelen.

Kundershtare nuk jane njerezit por idete e gabuara. Mos u anko ne kafe apo facebook por aty ku militon. Po nuk munde arrogancen ne PD mos i lejo te te perdorin kunder arrogances se Rames se behesh i pabesueshem per ata qe u kerkon voten.

Boll me me te vertetat pergjysem ndaj kundershtarit por fol dhe vepro per ato te pavertetat e PD-se tende. Demokrate nuk te ben as Lulzim Basha e as ata qe jane rreshtuar perballe tij.

Demokrate te ben besimi tek e verteta, liria, perfaqesimi i drejte, sistemi i karrieres, llogaridhenia, prona, konkurenca e lire dhe shume parime per te cilat partia jote sot “ben sikur i mbron” por ne fakt JO!

Mos u perdor! Mos u genje! Ti nuk je “socialistj e Beratit” qe per hir te solidaritetit dhe pushtetit pranonte shemtine politike te Nanos me shoke!

Ne jemi krijuar nga liria dhe jo traktet e dhuna e pushkes se komunisteve. PD eshte e jotja jo e kryetarit apo ne te tjereve!

I dahsur demokrat, njerezit nuk kane hallin te vish ne pushtet e te drejtosh si Rilindja por si Demokrat, perndryshe ata do na mundin sic kane bere keto 6 vjet! Ne fitojme me moral ndersa ata me genjeshtra. E kunderta nuk ndodh, eshte vecse iluzion“, shkruan ai.