Një gur i madh, që dyshohet të jetë piktogram ose ideogram, është gjetur në fshatin Xhuxhë të zonës së Fanit, në Mirditë, teksa po punohej për hapjen e një rruge.
Sapo kanë parë gurin me mbishkrime, punëtorët kanë ndërprere punimet dhe kanë njoftuar autoritet lokale.
Kolin Marku, Administratori i Fanit, thotë se pritet ardhja e specialistëve të fushës, për të përcaktuar datimin dhe vlerën që ka ky gur.
Gjergj Marku, Drejtori i Kulturës në Bashkinë Mirditë, thotë se zona ku është gjetur guri mbart vlera të jashtëzakonshme historike, ndërsa objekti i gjetur dyshohet të jetë piktogram ose ideogram.
Në zonën ku është gjetur guri, pritet të shkojnë specialistet e Shërbimit Arkeologjik Shqiptar, për të përcaktuar vlerat që ky gur mbart, por edhe cilës kohë i përket.
Mirdita ruan në gjirin e saj, monumente me vlera të rralla të historisë sonë kombëtare!