MENU
klinika

Talenti portugez behet "djall"

Milan zyrtarizon blerjen e madhe të verës!

01.08.2019 - 17:04

Tashmë është zyrtare, Rafael Alexandre da Conceiçao Leão do të luajë me Milanin sezonet e ardhshme.

Futbollisti portugez, pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, ka firmosur kontratë 5-vjeçare me “Djallin”.

20-vjeçari vjen në Milano nga kampionati francez, ku sezonin e fundit mbrojti ngjyrat e Lille, ndërsa më parë ka spikatur me fanellën e Sportingut të Lisbonës.

Sezonin e kaluar është aktivizuar në 24 ndeshje në Ligue 1 me Lille, duke realizuar 8 gola.

Leao ka luajtur në të gjitha përfaqësueset e moshave të Portugalisë, duke nisur që nga U-16 e deri te U-21, madje është shpallur kampion europe në vitin 2016 me 17-vjeçarët luzitanë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tifozëve nuk u pëlqeu aspak ky largim

“Mirupafshim Milan”/ Cutrone transferohet në Angli

Kuqezinjtë më aktivë se kurrë në merkato

E bujshme/ ‘Diamanti’ i Ligue 1 pranë Milanit!

Konsiderohej kryesor nga trajneri i ri

E bujshme/ Milani shet papritur yllin e sulmit!