MENU
klinika

"Kur them do bëhet..."

“Air Albania, drejt Europës’, Rama mesazh kritikëve: Futeni në kokë se…

02.08.2019 - 12:01

“Air Albania do të nisë sot fluturimet drejt qiejve të Evropës”, kështu ka bërë me dije kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook.

Gjithashtu kreu i qeverisë ka postuar edhe destinacionet dhe çmimet e tyre.

“Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht? Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, është vetëm çështje kohe, pune, mundimi e durimi, por fjalën time s’e merr kurrë era”- shkruan Rama.

Mesazhi i Ramës

AIR?ALBANIA??DREJT QIEJVE TË EUROPËS??

Nisin me Italinë në fillimvjeshtë, fluturimet e kompanisë kuqezi drejt qiejve të Europës??✈️

Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht? Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, është vetëm çështje kohe, pune, mundimi e durimi, por fjalën time s’e merr kurrë era?

Dhe mos e harroni, se nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë; herë i ngushtë e herë i gjerë, herë i qetë e herë me trazime që të vonojnë; nganjëherë edhe me furtuna e tallaze që të ndryshojnë trajektoren, po jo qëllimin nëse nuk dorëzohesh?

Prandaj BESIM dhe DURIM miq, se do t’i bëjmë, së bashku, të tëra ato që kemi në dorë t’i bëjmë për Shqipërinë që duam????

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN