MENU
klinika

“DokuFest”

Kosovë, artdashësve 282 filma

02.08.2019 - 12:14

       Ngre siparin ditën e sotme, deri më 10 gusht, edicioni i 18-të i festivalit të filmit “DokuFest”, ndërsa tematika e këtij edicioni është zgjedhur të jeta e vërteta.

Para publikut janë zgjedhur të shfaqen 282 filma, si dhe muzikë dhe panele të ndryshme ku do të trajtohen tema që kryesisht synojnë fuqizimin e të rinjve në tregun e punës.

 

 

 

 

Drejtoresha e festivalit “DokuFest”, Nita Deda tha se këtë vit, ky festival do të ketë një program të larmishëm duke përfshirë ekspozita, muzikë dhe filma për të gjitha kategoritë.

Drejtori artistik i “DokuFest”, Veton Nurkollari, tha se nga 2 500 filma garues janë përzgjedhur 16 syresh që do të konkurrojnë në gjashtë kategori.

 

 

 

 

Sipas tij, risi e këtij vit do të jetë kinemaja e lëvizshme, që do të udhëtojë në disa lagje më të skajshme të Prizrenit, për ta sjellë festivalin në çdo skaj të Prizrenit.

Nurkollari u shpreh se edhe këtë vit “DokuFest” do të ketë një festival muzikor që do të shtrihet në katër skenat e festivalit.

 

 

 

 

Drejtori artistik njoftoi po ashtu, se në këtë edicion do të shfaqen edhe 50 filma, për të rinj dhe fëmijë.

Sipas përzgjedhësit të filmave të shkurtër, Samir Karahoda tha e programi i filmit të shkurtër përmban gjithsej 30 filma që janë përzgjedhur gjatë tërë viti. Ai tha se tema e këtyre filmave do të jetë migrimi, racizmi e çështje gjinore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN