MENU
klinika

Rritet presioni ndaj rrjetit social

WhatsApp mund të lejojë përgjimin nga autoritetet!

02.08.2019 - 12:27

Agjencitë inteligjente të SHBA-së dhe Britanisë dhe të vendeve të tjera anglishtfolëse u mblodhën në një takim në Londër ku bënë thirrje që shërbimeve sekrete dhe policisë tu jep akses në komunikimin e enkriptuar të WhatsApp dhe aplikacioneve të tjera.

Takimi i vendeve “Fiye Eyes” ku përfshihen SHBA, Britania, Australia, Kanadaja dhe Zelanda e Re, u organizua nga Sekretarja Britanike për Punët e Brendshme Priti Patel, në përpjekje për të koordinuar luftën kundër terrorizmit dhe abuzimit me fëmijët.

Tema kryesore e takimi ishin sfida që sjellë enkriptimi i cila ka filluar të zbatohet në masë nga kompanitë të cilët nuk duan të dëmtojnë imazhin e tyre duke rënë pre e thyerjeve të sigurisë.

Takimi ishte privat dhe asnjë axhendë nuk është bërë publike duke mos ditur se çfarë është diskutuar nga ministrat, zyrtarët dhe agjencitë e inteligjencës.

Megjithatë Ministrat Britanikë kanë shprehur shqetësime të veçanta për WhatsApp sidomos pas sulmit terrorist në Urën e Londrës. Agjencia Britanike e inteligjencës GCHQ e cila monitoron dhe akses komunikime, ka sugjeruar se kompanitë e Luginës së Silikonit mund të zhvillojnë një teknologji e cila mund të shtojë në fshehtësi në një bisedë ose grup një oficer policie ose agjent të inteligjencës.

I ashtuquajturi protokolli fantazmë është kundërshtuar nga kompanitë, ekspertët e sigurisë dhe organizatat për të drejtat e njeriut. Policia Britanike tha se nuk kishte arritur dot të aksesonte mesazhet e dërguara përmes WhatsApp nga personat e përfshirë në sulmin në Londër.

WhatsApp ka përmirësuar më tutje sigurinë pasi u zbulua se një firmë Izraelite e sigurisë kishte gjetur një mënyrë për të aksesuar telefonin e një personi.

 

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”