Nata e dytë e festivalit ‘Sunny Hill Festival’ që po mbahet në Kosovë, rezultoi vërtet fantastike ku protagonistja kryesore ishte Dua Lipa.
Njëri nga shumë artistët që performoi mbrëmë ishte edhe reperi shqiptar që vijon karrierë në Amerikë, Gashi.
Gjatë performancës së tij, ai shkoi tek vendi ku po qëndronte ylli shqiptar, Dua Lipa.
Gashi i kërkoi Dj që të vendoste këngën e famshme të Shotës dhe nën ritmet e saj kërceu me Duan.
Këngëtarja shqiptare mbante mbi supe flamurin kombëtar duke dhuruar një nga momentet më emocionuese të natës së dytë të festivalit.
E natyrisht ketë moment Dua e ka shpërndarë me video me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.
“Ka mbrëmje në të cilat, thjesht duhet të ngrihesh dhe t’i tregosh botës, sa shqiptar je vërtet”, shkruan ajo.