Ashtu siç ishte paralajmëruar prej korrikut, Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu do të moderojnë një emision mëngjesi së bashku.
Ata do t’i shohim në “Ora News”, këtë sezon të ri televiziv që nis në shtator.
Lajmin e kanë dhënë nga “burime të sigurta” vetë burimi, Kelvi, i cili ka publikuar dy foto në Instagram pas nënshkrimit të kontratës në studion e “Ora News”.
Jam i gëzuar t’ju informoj (nga burime të sigurta) se do të shihemi në shtator tek @rtvora | Mëngjeset do të jenë ndryshe me mua dhe @arjola_shehu | #bashkimibenfuqine ”, shkruan ai.
Dyshja me sa duket do të zëvendësojë Dajana Shabanin dhe Besmir Metanin në programin “Ditë e Re” në “Ora News”.
Po me dy moderatorët e tjerë çdo të ndodhë? Epo Dajana Shabani nuk ka mbetur pa reaguar…
“Kush te rekrutoi tyyyyyyy ?? Suksese gaforrja e gjimnazit, ma ndero emisionin”, i shkruan ajo duke lënë të kuptohet se ka qenë ajo që e ka kontaktuar.
Më pas një komentues e ka pyetur se ku do ta shohim moderatoren dhe ajo është shprehur se do të jetë surprizë:
Epo ne do të presim dhe do të zbulojmë se në cilin televizion do e shohim moderatoren…