MENU
klinika

Mbledhja do zhvillohet në...

Opozita edhe nesër bojkot seancës parlamentare

12.09.2018 - 20:22

As këtë të enjte grupet parlamentare të opozitës nuk do të shkojnë në Kuvend gjatë seancës plenare.

Opozita më herët kishte njoftuar që do të kishte një marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin, dhe bën me dije se do ta bojkotojë edhe këtë javë seancën plenare.

“Grupet parlamentare të opozitës do ta zhvillojnë mbledhjen e grupit nesër me ora 10.00 ne Durrës, tek hotel “Adriatik”. Fjala hyrëse e Kryetarit Basha do të jetë e hapur për mediat”, shkruhet në një njoftim nga zyra e shtypit të PD.